Mitsotakis s’pyet për ligjet, flet nga Tirana për Belerin: Uroj ta zgjidhim miqësisht…

Nga Tirana, ku është i pranishëm në samitin e Procesit të Berlinit, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, nuk harroi të fliste dhe për çështjen e Fredi Belerit, i zgjedhuri për kryetar bashkie në Himarë, por që po qëndron pas hekurave që prej mesit të majit për shit-blerje votash.

Kreu i qeverisë greke deklaroi para mediave se do të diskutojë me kryeministrin shqiptar për Fredi Belerin dhe shtoi se shpreson që kjo çështje të zgjidhet miqësisht. Edhe pse cështja e Fredi Belerit zgjidhet vetëm sipas ligjeve dhe drejtësisë të Republikës së Shqipërisë.

“Po do ta diskutoj me kryeministrin Rama çështjen e Fredi Belerit. Qëndrimi ynë këtë këtë çështje ka qenë shumë i qartë, nuk kam ndërmend të ndërhyj në çështjet e drejtësisë shqiptare, por Fredi Beleri ka të drejtën të betohen ndonëse ndodhet në paraburgim dhe këtë do ta bëj shumë të qartë

. Dhe shpresoj shumë që ta zgjidhim këtë çështje në mënyrë miqësore”, tha Mitsotakis.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT