Kryeministri dhe ministrja shpallën vetë bllokimin e 550 ton naftë, gazetari: Komedi banale, ja e vërteta

Si është e vërteta e “bllokimit të 550 ton karburant” për të cilin shkruan sot vetë ministrja Balluku dhe kryeministri Rama?
Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri e quan shou qesharak dhe komedi banale.
Komenti i gazetarit:
“Kur pashe titrat e televizioneve se Ministria e Energjise dhe Inspektoriati Shteteror Teknik kishin bllokuar 550 tone karburant jashte standardeve te cilesise, ne fillim nuk po u besoja syve. Kur ne titrat e dyta, pashe qe nafta pa cilesi ishte bllokuar ne Rafinerine e Ballshit nisa te dyshoj.
Pastaj kur mberriti deklarata zyrtare e ministres dhe kreut te ISHTI-t nisa te qesh. Kjo e bllokimit te naftes pa cilesi sot ishte nje nga komedite me pa kripe dhe njekohesisht nje nga aktet me qesharake qe ka bere ndonjehere administrata publike e ketij vendi.
Ministrja tha bllokuam 550 tone nafte jashte cilesie, pa permendur emrin e subjektit kujt i perkiste karburanti, vetem permendte depozita G46. Jo po sa hyn ne Paris, kthesa e pare majtas.
Por mbi te gjitha as ministrja dhe as kreu i ISHT-it nuk thane se ca mase ndeshkimore mori shteti per kompanine. Ca gjobe ju vu kesaj kompanise qe ju gjeten 600 mije litra karburant jashte cilesie? Asnje.
Por fjalia qe i vuri qershine mbi torte ishte: Kjo nafte pasi te riperpunohet lejohet te hidhet ne treg. Shkurt e gjitha ishte nje show qesharak dhe nje komedi banale, me te cilen mund te qeshe vetem qeveria.
E gjitha kjo histori eshte njesoj si ajo e Geges me firot. Qe thane kemi gjetur nafte manget ne magazinen e lire doganore e madje e cuan edhe per ndjekje penale pronarin. Nje tjeter cmenduri. Magazina e lire eshte e paprekshme dhe shteti nuk ka pune fare te hyje aty. Kur kalon traun, vetem atehere autoritetet kane te drejte kontrolli.
Tani lerini keto historite qesharake dhe sqaroni pak qytetaret cfare u be me ato 25 tone nafte qe u bllokuan ne kantierin e nje kompanie ndertimi, e cila ishte e gjitha e pa markuar?
Cila ishte kompania e ndertimit?
Cila ishte kompania furnitore e karburanteve? Sa ishte demi ne buxhet?
Pse ra heshtja papritur dhe pse nuk u be publike fare kapja?
Nuk behet lufte kunder informalitetit me dy porta”.