Takimi i “ftohtë” me Kurtin dhe përqafimi “vllazëror” me Abazoviç/ Ndryshimi me të cilin Rama priti dy liderët shqiptarë

Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në Tiranë liderët e rajonit të Ballkanit, dhe ata të BE-së, në kuadër të Samitit të Berlinit.

Mes të ftuarve, ishte edhe homologu i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, si dhe presidenti i Kosovës, Albin Kurti.

Mes dy takimeve është vënë re një ndryshim tepër i madh, që tregon shumë edhe për marrëdhënien mes liderëve. Fillimisht para Kryeministrisë ka mbërritur Albin Kurti, me të cilin Rama ka shtrënguar duart dhe ka pozuar për foton zyrtare, por pa shkëmbyer asnjë fjalë. Ky ishte takimi i parë mes tyre, pas shumë eventesh që ata e kanë injoruar apo shmangur njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër, sapo Abazoviç ka zbritur nga makina në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rama e ka pritur me një përqafim të ngrohtë e po ashtu me batuta.

Rama iu drejtua Abazoviç në momentin që zbriti nga makina duke i thënë “O ma i miri i tanve, hajde”.

Ndërsa Abazoviç iu përgjigj: “O babai i kombit”, dhe më pas u përfaquan në tapetin e kuq.

Pas kësaj, Abazoviç ka shkuar pranë Kurtit, me të cilin është përqafuar dhe kanë shkëmbyer disa fjalë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT