LIVE/ Samiti i Berlinit në Tiranë, Rama, Scholz e Von der Leyen konferencë të përbashkët: Këto kohë farkëtuan bashkëpunimin tonë falë BE…!

Në një konferencë të përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidenten e Komisionit të Euopës, Von der Leyen, kryeministri EdiRama u shpreh falënderues që u zgjodh vendi ynë që të zhvillohej samiti i Procesit të Berlinit.

‘Jam mirënjohës zotit që kjo ditë të niste me një diell të mrekullueshëm dhe të mbyllej me një fllad. S’do gjeja dot fjalët e duhura për të falënderuar kancelarin i cili ishte kaq i hapur për ta sjellë procesin e Berlinit në Tiranë.

Nuk do të gjeja fjalët e mrekullueshme për të falënderuar presidentet e Komisionit të Europës. Ky është një moment i vështirë për çdo kënd.

Nuk duket se gjëra po bëhen me mirë, përfshi frontin e ri të tmerrshëm në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit.

Këto kohë kanë farkëtuar bashkëpunimin tonë, kanë farkëtuar ndjenjën e bashkësisë dhe falë BE-së ajo se çfarë ka ndodhur është shfrytëzuar për të parë më para kundrejt Ballkanit Perëndimor. Por këta dy gjermane krah meje kanë orare dhe kanë afate kohë të caktuara.’- tha Rama./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT