“Afrim Bunjaku, hero i kombit”/ Banderola në mbështetje të Kosovës në ndeshjen Shqipëri-Bullgari

Një banderolë në mbështetje të Kosovës është shpalosur në ndeshjen Shqipëri-Bullgari.
“Afrim Bunjaku hero i kombit” shkruhet në banderolën e mbajtur nga tifozët shqiptarë.
Një tjetër banderolë është shpalosur në stadium, ku shkruhet “Kur je mirë të duan të tan”.
Pas 6 ndeshjesh zyrtare, ku ka marrë 13 pikë dhe kryeson grupin eliminator të Gjermani 2024, Shqipëria e Sylvinhos po përballet me Bullgarinë në një test miqësor në stadiumin Arena Kombëtare.
Edhe dy ndeshje i kanë mbetur Shqipërisë për të përmbyllur rrugëtimin fantastik në këto eliminatore. Vetëm 1 pikë i ndan kuqezinjtë nga kualifikimi.
Në Grupin E, e dyta qëndron Çekia me 11 pikë, ndërsa Top 3-shen e mbyll Polonia me 10 pikë.