Kombëtarja fitore rekord/ Lojtarët e mbyllin me këngë e valle, festë në dhomat e zhveshjes (Video)

Si kurrë më parë në vitet e fundit, atmosfera rreth Kombëtares është fantastike, të gjithë janë në sinkron, të gjithë janë të lumtur për këtë moment magjik që po kalojmë. Jo vetëm në fushë edhe në shkallet e stadium, atmosfera është fantastike edhe në dhomat e zhveshjes.

Pavarësisht se një test miqësor në letër, në dhomat e zhveshjes u festa në të njëjtën mënyrë suksesi kundër Bullgarisë, këngë e valle dhe përqafime pafund. Nuk mund të mungonte në këtë festë as presidenti Duka me pjesën tjetër të stafit drejtues të FSHF-së.

“Kjo ishte një mbyllje perfekte e këtij muaji të bukur”, u shpreh Duka në rrjetet e tij sociale duke shtuar:

“Bravo çunave, stafit teknik. Pas festës nuk duhet humbur kohë dhe duhet të nisim përgatitjet për finalet e nëntorit, që janë shumë të rëndësishme. Urime!, u shpreh Duka ndër të tjera.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT