Firmoset marrëveshja me Britaninë e Madhe/ Ja cili do të jetë fati për “çunat e shtëpive të barit”

Ulsi Manja, Ministri i Drejtësisë bashkë me homologun anglez Alez Chalk, kanë firmosur paraditen e sotme marrëveshjen për transferimin e të burgosurve shqiptarë në Shqipëri.

Transferimi parashikon sjelljen e gjithë shqiptarëve që kanë vuajtur më shumë se katër vite burg.

Manja thekson se qëllimi kryesor i marrëveshjes është rehabilitimi social i të dënuarve shqiptarë në Britani, duke i krijuar mundësinë e vuajtjes së pjesës së mbetur të dënimit në atdhe, pranë nënave, fëmijëve, bashkëshorteve dhe familjeve të tyre.

Kjo do të këtë zero kosto për shtetin shqiptarë pasi në marrëveshje parashikohet se çdo ditë burg e të transferuarve nga burgjet britanike do ta paguaj pala angleze.

Përllogaritet se në afatin dy vjeçar të kësaj marrëveshje pala britanike do të paguajë 20 milion paund.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT