Rama dhe Haradinaj takim “kokë më kokë”, kreu i AAK zbardh temat e diskutura

Kreu i AAK, Ramush Haradinaj, është takuar sot me kryeministrin Edi Rama. Lajmin e bëri të ditur vetë Haradinaj, teksa postoi foto të takimit me Ramën.
Sië shkruan në Facebook Haradinaj, ata diskutuan për zhvillimet e Kosovës, Shqipërisë dhe rajonit. Ndër të tjëra Hradinaj i kërkoi Ramës ndihmë në përshpëjtimin e integrimit të Kosovës.
Postimi i Ramush Haradinajt në Facebook:
Sot në Tiranë një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike.
I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj.
E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova.