“Ik, ik largohu!”/ Bylykbashi i bashkohet protestës para Kuvendit, pensionistët e largojnë

Dhjetëra pensionistë dhe ish-minatorë janë ngritur në protestë ditën e sotme para Parlamentit, duke kërkuar rritje të pensioneve dhe miratimin e statusit të minatorit.

Pas disa orësh protestës i është bashkuar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i cili nuk është mirëpritur nga pensionistët dhe minatorët.

Ky i fundit nuk është lejuar nga pensionistët të bëhet pjesë e tubimit të tyre, dhe njëzëri kanë bërë thirrje për largimin e tij.

“Oerd Bylykbashi largohu, largohu” dëgjohet t’i jenë drejtuar deputetit të opozitës pensionistët dhe ish-minatorët.

Kujtojmë se ditën e sotme, opozita shqiptare kreu një “aksion” brenda Kuvendit të Shqipërisë, duke bllokuar karriget e ministrave, dhe për pasojë seanca plenare për sot u shty. Ndërkohë deputetët e opozitës vijojnë të qëndrojnë brenda ambienteve të Kuvendit me drita të fikura.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT