“Sulmi në Banjskë ishte terrorist”/ Parlamenti Evropian miraton rezolutën e posaçme për Kosovën

Parlamenti Evropian miratoi sot rezolutën e posaçme për aktin terrorist të ndodhur më 24 shtator në Banjskë, në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

Rezoluta u miratua gjatë seancës plenare të PE-së, teksa në të sulmi cilësohet terrorist dhe do të kërkojë përgjegjësi nga Serbia, nëse ka lidhje.

Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serb në fshatin Banjskë, në Komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Sulmuesit u strehuan në manastirin e fshatit, pasi e kishin sulmuar në një pritë një patrullë të policisë, nga ku e vazhduan konfrontimin me policinë, dhe si pasojë tre prej sulmuesve u vranë.

Policia i arrestoi dhe i paraburgosi tre sulmues, si dhe gjeti arsenal të jashtëzakonshëm armësh në vendin e ngjarjes pas sulmit. Më vonë, ish-kreu i lideri i Listës Serbe, Milan Radoiçiç pranoi se ai e kishte organizuar i vetëm sulmin, pas informuar aspak autoritetet serbe.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT