Bllokuan seancën/ ‘Egërsohet’ Salianji: Karriget ishin të përmbysura, kaluan vijën e kuqe

Deputeti demokrat Ervin Salianji ishte këtë të mërkurë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku u fol për bllokimin e seancës parlamentare nga ana e Partisë Demokratike.

Ai tha se mazhoranca e kaloi vijën e kuqe të paralajmëruar më herët nga opozita.

“Nuk i zuri njeri karriget, ato ishin përmbysë, karriget e ministrave zihen me votë. U bllokua seanca parlamentare dhe ne e paralajmëruam në dy seancat e kaluara që ka një vijë të kuqe që nuk mund të tejkalohet nga opozita.

Marrja e përfaqësimit të opozitës, rrëzimi i komisioneve hetimore parlamentare, mosfunksionimi i parlamentit me kushtetutë dhe rregullore por me tekat e kryeministrit dhe të vasalëve të tij, pa diskutim do të merrte përgjigje. S’mund të ketë normalitet nëse nuk zbatohet kushtetuta. E sotmja ishte një venduimarrje e paralajmëruar prej kohësh”,-tha Ervin Salianji./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT