VIDEO/ Ushtria izraelite rrafshon 100 objektiva në Rripin e Gazës

Ushtria izraelite lajmëroi këtë të premte se ka sulmuar mbi 100 objektiva gjatë sulmeve ajrore në Rripin e Gazës. Pamjet e sulmit i kanë publikuar gjithashtu në llogarinë e tyre në rrjetin social X, i njohur më parë si “Twitter”.

Sipas tyre, këto sulme u kryen në objektivat operacionale të organizatave terroriste derisa deklaruan se kanë vrarë gjithashtu një pjesëtar të tyre.

“Gjatë natës, aeroplanët luftarakë sulmuan mbi njëqind objektiva operacionale të organizatave terroriste në Rripin e Gazës, duke shkatërruar boshte tunelesh, depo municionesh dhe dhjetëra shtabe operative”, raporton ushtria.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT