Akuzat për korrupsion nga SPAK/ Flet Berisha: E pranoj plotësisht sfidën e Edi Ramës

Ka mbërritur në selinë e Partsë Demokratike kreu i kësaj partie Sali Berisha, për të mbajtur konferencën e jashtëzakonshme lidhur me akuzat e bëra nga SPAK.
“Edi Rama ka hyrë në agonin e tij politike. Ai i tronditur deri në palcë nga krimet e tij, nga aferat në të cilat nuk ka drejtësi në botë që e shpëton.
Rama pasi ka humbur mandatin e deputetit me tenderat që ka futur në kundërshtim me Kushtetutën. Edi Rama pasi ka grabitur votën e shqiptarëve, pasi u damkos nga qytetarët e Kosovës si vëllai i Vuçiçit dhe pas fillimit të lëvizjes opozitare dje në Parlamentin e Shqipërisë, ai urdhëroi prokurorët e tij mercenarë të denoncuar publikisht në këtë sallë për fshehje dokumentash, bashkëpunim me kerimin dhe banat për të lëshuar urdhër në kundërshtim me kushtetutën, nenin 73 të saj, i cili përcakton se liria e deputetit në çdo formë lëvizje nuk mund të cënohet pa miratrimin e parlamentit.
Unë pranoj plotësisht sfidën, as kufizimi im për të lëvizur nëpër Shqipëria s’me ndalon dot, unë jam deputet dhe do takohem me ndjekësit.”- tha Berisha.