Vuçiç pas takimit me “pesëshen e fortë” diplomatike në Beograd: Besoj se në të ardhmen do të gjejmë një rrugëdalje nga kriza

Si të vështirë e ka cilësuar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, takimin me të deleguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili ishte i shoqëruar me të deleguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe me këshilltarët e politikës jashtme të Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

“Besoj se në periudhën e ardhshme do të gjejmë një rrugëdalje nga kriza”, ka shkruar Vuçiç shkurtimit në llogarinë e tij në Facebook pas takimit me diplomatët evropiano-amerikan në Beograd.

Vuçiç ka paralajmëruar edhe takime, të cilat i ka quajtur si të rëndësishme, në Bruksel në ditët në vijim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT