Bylykbashi: Berishës i ndalohen udhëtimet! Duke penguar Berishën të lëvizë…

Oerd Bylykbashi sulmoi drejtësinë pasi agjentët e Policisë i komunikuan Sali Berishës vendimin për detyrim paraqitje.

Ai tha se po shkelen brutalisht te drejtat e shefit të tij.

Bylykbashi shtoi se duke penguar Berishën të lëvizë, atij i prishet agjenda si deputet. Por Oerd Bylykbashi harroi se Sali Berisha është deputet i Tiranës dhe e quajti atë deputet të Republlikës së Shqipërisë. Mirëpo si deputet i Tiranës, sic e njeh kodi zgjedhor, Berisha nuk ka çfarë takimesh të bëjë si deputet në rrethe të tjera. Gjithashtu, Berisha ka mbi 8 vjet që nuk udhëton askund tjetër perveçse në Azerbajxhan me Ilir Metën.

Bylykbashi tha se Rithemelimi është i vendosur të luftojë këtë agresion politik. Sipas tij, gjithçka është plan i Edi Ramës tani që opozita është më e fortë se kurrë më parë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT