Çfarë po ndodh? Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK (VIDEO)

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se Rrumbullaku ka shkuar rreth mesditës dhe ende nuk ka përfunduar takimin e tij.

Nga ana tjetër nuk dihen temat e takimit apo çfarë do të diskutohet mes palëve, teksa përmendim se më herët në SPAK kanë mbërritur edhe përfaqësues nga Britania e Madhe.

Kujtojmë se SPAK sëfundmi ka bërë lëvizje ‘të fuqishme’ kundër zyrtarëve të lartë të politikës në vend, konkretisht ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi duke i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT