“Jeni turp i ligjit”/ Berisha: Fatos Nano mos vallë ka favorizuar dhëndrin tim?

Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat teksa në fokus ka qenë sërish ish-kompleksi Partizani dhe akuzat që SPAK ka ngritur kundër tij për korrupsion dhe pastrim parash.
Në fjalën e tij Berisha ka treguar se procesi i privatizimit të klubit Partizani nuk është nisur nga Sali Berisha, por është nisur nga Fatos Nano, ndërkohë që akuzon Ramën për fshehje të këtyre dokumentash.
“Së katërti, cilido që lexon paçavuren e Edvinit dhe larove të tij skapistë, konstaton se klubi Partizani nuk ishte hequr nga Sali Berisha me asnjë vendim apo propozim të tij, nga plani i përhapjes së Forcave të Armatosura. Ai, bazuar në dokumente zyrtare të firmosura nga komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosur, ky klub nuk ishte në listën e planit të hapjes së ushtrisë. Së pesti, procesi i privatizimit të klubit Partizani nuk është nisur nga Sali Berisha, por është nisur nga Fatos Nano, mirëpo Edi Rama dhe larot e tij skapistë i fshehin këto dokumente dhe këtë fakt. Së gjashti, destinacioni i klubit Partizani nuk e ka ndryshuar Sali Berisha, por Edi Rama, madje edhe dy vite përpara se të përfundonte procesi i privatizimit, për arsye se sipas një dokumenti që mban firmën e tij, ky klub kishte humbur funksionin e tij. SKAP dhe Edi Rama i fshehin këto dokumente.
Së shtati, pas tre viteve hetime policeske të Edvinit dhe larove të tij skapistë, të bazuara në kallëzim të rremë, duke mos gjetur asnjë provë reale për të ngritur akuzë zyrtare penale ndaj meje dhe dhëndrit tim, përfundoi në mjerimin dhe vetëposhtërimin e tyre duke vendosur masa sigurie dhe arrestim person në hetim për dyshime, pasi kanë mashtruar në mënyrë groteske, kanë fshehur dhe manipuluar në amoralitet të plotë dhe pafytyrësi qindra dokumente. Së shtati nuk gjejnë asnjë provë penale ndaj meje dhe dhëndrit tim, dhe është groteske që kanë manipuluar qindra dokumenta të cilat kanë arrestuar bazuar mbi dyshime.
Në dacibaon e tij, shkruan se kthimi i tokës ka nisur në vitin 2007 dhe përbën vepër penale dhe bazohet në fshehjen dhe dhjetra dokumentave zyrtare. Këto dokumenta zyrtare tregojnë se procesi ka nisur në vitin 1994 deri në vitin 2005. Në amoralitet të plotë politik, Edvini dhe skapistët e tij, aludoi ndaj meje se unë reformën e pronësisë dhe programet themelore të kompesimit të pronave dhe të letrave me vlerë, i paska ndërrmarë për t’i dhënë pronat e tij dhëndrit tim. Sipas tyre për këtë qëllim dhe amendova ligjin e vitit 2004 dhe zgjata procesin për t’i dhënë atyre privatizimin. Po Fatos Nano që para meje kishte zgjatur procesin, e kishte bërë këtë për dhëndrin tim? Jeni turp i ligjit.
Në parim ai ligj synonte mbrojtjen e interesave të shtetit nga abuzimet por edhe subjektet private. Të përdoreshin dokumenta të gjëra për të vërtetuar pronësinë. Kishte shumë subjekte dhe shumë pronarë që në vitin 2008.”- tha Berisha.