E PAPRITUR/ Vladimir Putin pëson “arrest kardiak”, gjendet pa ndjenja në dyshemenë e dhomës së gjumit

Presidenti rus, Vladimir Putin raporotohet se ka pësuar një “arrest kardiak” në banesën e tij private në Moskë.

Lajmi është dhënë nga një kanal në rrjetin social Telegram, që besohet se drejtohet nga një ish-zyrtar i brendshëm  i Kremlinit.

Sipas mediave të huaja, lideri rus u gjet nga rojet në dyshemenë e dhomës së gjumit i shtrirë. Mësohet se mjekët u thirrën menjëherë dhe më vonë ata diagnostikuan se 71-vjeçari kishte pësuar një “arrest kardiak”. Putini më pas u transferua në një strukturë të posaçme mjekësore të ndërtuar në apartament ku iu nënshtrua kujdesit intensiv, pohon burimi.

Raporti i paverifikuar vjen pas spekulimeve të vazhdueshme rreth shëndetit të Putinit mes thashethemeve për një gjendje mjekësore të fshehur prej kohësh.

Kanali Telegram General SVR, që thuhet se drejtohet nga një ish-gjeneral-lejtnant rus, deklaroi në një postim: “Oficerët e sigurisë së presidentit rus Vladimir Putin , të cilët ishin në detyrë në rezidencë, dëgjuan zhurmë dhe tinguj rënieje që vinin nga dhoma e gjumit e presidentit. Dy oficerë sigurie u futën menjëherë në dhomën e gjumit të presidentit dhe panë Putinin të shtrirë në dysheme pranë shtratit dhe një tavolinë të përmbysur me ushqime dhe pije.”

Sulmi i raportuar në zemër, i cili ende nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur, thuhet se ka trembur seriozisht rrethin e brendshëm të Putinit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT