Disa orë “agonie” në GJKKO, rinis seanca për Jamarbër Malltezin (Detaje)

Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin, për t’u njohur me rivlerësimin e masës së sigurisë, në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani në kryeqytet.

Seanca ishte përcaktuar të niste në orën 13:30, por u shty për në orën 18:00, pasi pala mbrojtëse kërkoi kohë për shqyrtimin e dosjes hetimore.

Dhëndri i ish-kryeministrit është parë të shoqërohet nga makina e policisë dhe një makinë e  burgut.

Ndërsa Fatmir Bektashi për të cilin është vendosur masa detyrim paraqitje është shfaqur në këmbë dhe i buzëqeshur, i shoqëruar nga dy efektivë policie.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT