Ekstremistët grekë provokojnë, simbole të Vorio Epirit në vendin ku u vra Katsifas (FOTO)

Vendi ku u vra Konstantinos Katsifas në pjesën e sipërme mbi fshatin Bularat në Dropull, duket se është vizituar nga simpatizantë të tij apo dhe pjestarë të grupeve ekstremiste nga Greqia.
Fotografitë e publikuara ne rrjete të ndryshme sociale në vendin fqinj apo dhe forume te ndryshme ekstremistesh, tregojnë se në vendin ku Katsifas u vra në përpjekje nga forcat e RENEA-s më 28 tetor të vitit të kaluar, janë vendosur simbole të Vorio Epirit dhe parrulla provokuese.
Në komentet e tyre ata bëjnë thirrje që do të marrim hak dhe shumë shpejt do ta clirojmë “Vorio Epirin”./zgjohushqiptar.info