Çfarë ndodh kur “vdes baba Berisha”? Analisti deklaratë të FORTË: Radha do të mbyllet me…

Iftuar në “Top Talk”, analisti Neritan Alibali ka folur në lidhje me veprimin e drejtësisë që po ndodh në Shqipëri, dhe goditjen e emrave të “fortë” të politikës.
Ai tha se procesi që ka nisur në Shqipëri, është “fillimi i fundit të rënies” së periudhës së politikës populiste, dhe se do përfundojë me rënien e Ramës.
Nëse goditet Berisha deri në fund, a është “hapje rruge” për të tjerët?
“Patjetër, sigurisht që hapet rruga”. “Politika, pra Rama, Berisha e të tjerët, në një figurë figurative mund ta themi “një djall në shishe”. Në mënyre të pavullnetshme, nuk e dinin se një ditë tapa do hapej, dhe djalli do dilte.
… Në këtë rast do iki Berisha, Meta, kush do të vijë nga pas? Mendoj se ky është fillimi i fundit të një epoke të madhe, të liderëve populistë, karizmatikë, që kanë sunduar Shqipërinë. Fundi i kësaj epoke, mendoj se do të mbyllet më rënien e Edi Ramës”, u shpreh Neritan Alibali për “Top Talk”.