“Pas 72 orësh do t’i bëhet ekspertiza mjeko-ligjore vajzës”/ Flet gazetarja për abuzimin në Vlorë: Pritet të vijë Taulant Balla

Në një lidhje live për ‘Shqipëria Live’ ka qenë ditën e sotme Afrovita Hysaj, e cila ka folur për linçimin publik që i është bërë teksa ka dhënë edhe detaje për ngjarjen e rëndë të abuzimit të 26-vjeçares nga 3 djem në qytetin e Vlorës.

“Unë jam në punë duke u interesuar për ngjarjen.

Vajza do të kryej ditën e sotme ekspertizën mjeko-ligjore pas 5 ditësh që ndodhur ngjarja. Sipas bluzave të bardha nuk është bërë deri tani sepse kjo nuk ka qënë kërkesë e Prokurorisë.

Për të dalë ekspertiza mjeko-ligjore e saktë duket të kryehet brenda 72 orësh.

Kjo ekspertizë tani nuk ka asnjë vlerë dhe nuk pritet që të gjendet diçka.

Ndërkohë presim gjitjhashtu që të mbërrij edhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla. Më në fund u mor vëmendja që duhet të kishte kjo ngjarje.”- tha Hysa për “Shqipëria Live”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT