FOTO/ Avokatët braktisën seancën, GJKKO gjen “zëvendësuesin” për mbrojtjen e Berishës

Gjyata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar avokat shteti për të mbrojtur ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi dy përfaqësuesit e tij ligjorë kanë braktisur seancën.

Dy avokatët e ish-kryeministit Sali Berisha, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, kanë braktisur seancën gjyqësore me pretendimin se pasi Gjykata nuk ka kërkuar kërkesën e tyre për dërgimi për shqyrtim të çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

Pas kësaj GJKKO ka vendosur të caktojë Artan Simonin si avokat për të mbrojtur ish-kryeministrin Berisha, i akuzuar për korrupsion pasiv në privatizimin e ish-klubit Partiznai.

Seanca është shtyrë për dy orë, që avokati të njohet me çështjen.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT