“Bisha është plakur, bisha është lodhur”/ Avokati i Berishës “thumbon” pasuesin e tij: Rama e…

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, ka reaguar në lidhje me vendimin e GJKKO për “përcaktimin e avokatit Artan Simoni për të mbrojtur liderin e PD”.

Artan Simoni u caktua nga Gjykata të përfaqësojë Berishën në seancë pas largimit të Gjokutajt dhe Mëngjesit. Avokatët e Berishës kërkuan nga Gjykata që të largohej nga shqyrtimi i çështjes Irena Gjoka, gjë e cila u refuzua. Më pas ata braktisën seancën.

Gjykata gjeti një avokat tjetër të përfaqësojë ish-kryeministrin, pikërisht Artan Simonin. Në rrjetet sociale para disa ditësh Artan Simoni shkruante:

”Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s’mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar t’a çukasin.

Ku gaboi bisha?!”

Gjokutaj ka ripostuar, postimin e avokatit Simoni, ndërsa shprehet se ky është avokati i caktuar nga GJKKO dhe Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT