Kallëzimi i Fredi Belerit, SPAK i sekuestron 5517 m2 truall ish-deputetit Artan Gaçi

5512 m2 truall në pronësi të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka është vendosur nën sekuestro nga Prokuroria e Posaçme.

Lajmi bëhet i ditur nga Klan News, që raporton se Gaçi po hetohet për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi.

Sipërfaqja në fjalë, mësohet se është pjesë e tokës që Gaçi ka fituar statusin e investitorit strategjik pak kohë më parë.

Në fillim të këtij muaji, Gaçi u paraqit në SPAK për t’u marrë në pyetje në bazë të një procedimi penal të regjistruar nga Prokuroria e Posaçme për këtë çështje, pas një kallëzimi të bërë nga Fredi Beleri. Ky i fundit e akuzon Gaçin se e ka përfituar këtë pronë në mënyrë të parregullt.

Kjo çështje po ashtu ka qenë herë pas here shkak për akuza nga ana e opozitës, që vitin e shkuar pati kërkuar heqjen e mandatit të Xhaçkës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT