Përballja më drejtësinë, Berisha në Kryesi: Të çohemi sa më parë, kërkohen sakrifica! Kjo që më ndodhi mua…

Sali Berisha i tha sot kryesisë së Rithemelimit se duhet të nisin urgjentisht takimet me bazën. Sipas tij, qëndresa në Parlament nuk do të braktiset, por nga ana tjetër kërkohen protesta në terren.

Sipas Berishës, protestat nuk kanë lidhej me situatën e tij dhe të dhëndrit me drejtësinë. Por siç tha ai, edhe situata e familjes Berisha-Malltezi është një alarm më shumë se demokracia s’po funksionon.

“është koha të çohemi të gjithë në betejë pa kthim. Kërkohen sakrifica. Mos e lidhni me këtë që më ndodhi mua. Edhe kjo madje është një këmbanë alarmi më shumë që duhet të çohemi për demokraci. Zgjidhje tjëtër nuk ka përveç mobilizimit. Përndryshe sa më shumë ta zvarrsimi aq më dëshpëruese bëhet situata” – tha Sali Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT