Flet ish-presidenti i ‘Partizanit’: Si e ‘varrosën’ klubin për grabitjen e truallit për pallate

Në 2 Mars të vitit 2021, Top Channel zbardhi të plotë dosjen e privatizimit të aseteve të klubit Partizani. Sot, praktika e privatizimit e publikuar aso kohe, përbën rrjedhën e ndërtimit të dosjes penale. Më poshtë, ne do të risjellim të plotë investigimin që pasoi me vënien nën akuzë të ish kryeministrit Berisha. Denoncimeve të legjendave të sportit që tregonin se si u degradua klubi aso kohe, i është bashkuar edhe ish-presidenti i Partizanit Paro Laçi. Ai, ka folur për presione të ndryshme.

‘Kjo ishte apostafat që Partizani të zbriste sa më poshtë, mos kishte mbështetje, ti merrnin këto fusha, gjithë prisnin, e bëri Berisha me zinxhirin e tij. Na kanë xjerrë me forcë, me shkelma, direkt Agron Kuici dhe Tonin Vocaj” u shpreh Paro Laçi, ish-president i Partizanit

Në dosjen e depozituar në Gjykatën e Posaçme, bie në sy se si e gjithë praktika e privatizimit të kompleksit Partizani, merr mbështetjen e ministrave që firmosin me radhë. Ajo që theksohet në argumentat e prokurorit është fakti se lëvizjet për privatizimin e truallit, kishin ngecur. Ato u aktivizuan vetëm pasi erdhi në pushtet Berisha.

“Me ardhjen në pushtet të kryemisnitrit, shtetasit Sali Berisha, konstatohet se familjet e njohura pronare në territoret e mësipërme fillojnë të paraqesin kërkesa për privatizim të këtyre terreneve”./ Inside Story

Inside Story/ Ish-presidenti i ‘Partizanit’: Si e ‘varrosën’ klubin për grabitjen e truallit për pallateNë 2 Mars të vitit 2021, Top Channel zbardhi të plotë dosjen e privatizimit të aseteve të klubit Partizani. Sot, praktika e privatizimit e publikuar aso kohe, përbën rrjedhën e ndërtimit të dosjes penale. Më poshtë, ne do të risjellim të plotë investigimin që pasoi me vënien nën akuzë të ish kryeministrit Berisha. Denoncimeve të legjendave të sportit që tregonin se si u degradua klubi aso kohe, i është bashkuar edhe ish-presidenti i Partizanit Paro Laçi. Ai, ka folur për presione të ndryshme.‘Kjo ishte apostafat që Partizani të zbriste sa më poshtë, mos kishte mbështetje, ti merrnin këto fusha, gjithë prisnin, e bëri Berisha me zinxhirin e tij. Na kanë xjerrë me forcë, me shkelma, direkt Agron Kuici dhe Tonin Vocaj” u shpreh Paro Laçi, ish-president i PartizanitNë dosjen e depozituar në Gjykatën e Posaçme, bie në sy se si e gjithë praktika e privatizimit të kompleksit Partizani, merr mbështetjen e ministrave që firmosin me radhë. Ajo që theksohet në argumentat e prokurorit është fakti se lëvizjet për privatizimin e truallit, kishin ngecur. Ato u aktivizuan vetëm pasi erdhi në pushtet Berisha.“Me ardhjen në pushtet të kryemisnitrit, shtetasit Sali Berisha, konstatohet se familjet e njohura pronare në territoret e mësipërme fillojnë të paraqesin kërkesa për privatizim të këtyre terreneve”

Posted by Inside Story në Top Channel on Wednesday, October 25, 2023

Back to top button
LAJMET E FUNDIT