“Ministri më kërkoi…”/ Si u detyruan zyrtarët të firmosnin për terrenet e Partizanit

Ministri i atëhershëm i Kulturës Bujar Leskaj, nuk firmosi aprovimin ndërkohë situata ndryshoi kur në krye të ministrisë erdhi Ylli Pango sipas SPAK. Pra, hetimet dhe dëshmitë e mbledhura nga Prokuroria e Posaçme, ngrenë dyshime për ministra e zyrtarë të tjerë për shpërdorim detyre.
Ish ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, përmes shkresës nr. 334 datë 13.03.2009 urdhëron komandën mbështetëse të Forcave të Armatosura të përfaqësojë Minsitrinë e Mbrojtjes në procedurën e dorëzimit të pronës tek privatët që kishin ndërmjetës Jamarbër Malltezin.
Në një shkresë ku kreu i Komandës Mbështetëse, Gjeneral Vladimir Qiriazi informonte shefin e Shtabit, sqaronte se ministri i kishte kërkuar të firmoste me nxitim procedurën.
“Në këtë shkresë, shtetasi Vladimir ëhstë shprehur se, ministry i ka këkruar Vladimirit të firmoste pasi kjo gjë i kërkohej edhe atij”.
Kjo dëshmi, është hedhur poshtë nga ish minsitri Oketa i cili konfirmon takimin me gjeneralin por mohon se e ka urdhëruar të firmosë./ Inside Story