Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel/ Rama mesazh kryeministrit të Kosovës: Përgëzime për…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit midis kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër vuçiç.
Rama ka përgëzuar kreun e qeverisë së Kosovës për pranimin e propozimit të Bashkimit Evropian për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në një reagim në X, Rama shkruan se Kurti dhe Vuçiç, duhet të demonstrojnë lidership për të zbatuar Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve.
“Përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të përparuar me vendosmëri drejt një zgjidhjeje zhbllokuese lidhur me AKSHS, përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si një kuadër për negociatat vijuese. Kjo është një pikë vërtetë kyçe. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë ngushtësisht, pa asnjë vonesë të mëtejshme, me aleatët perëndimorë të rajonit për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve. Rajoni ynë meriton paqe, stabilitet dhe bashkëpunim për një të ardhme të përbashkët më të mirë, dhe jo konflikte, lojëra fajësimi dhe prapakthime që na dëmtojnë të gjithëve”– shprehet Rama.
Gjatë ditë së sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai Serbisë kanë zhvilluar takime ne Bruksel me liderët BE. Pas takimeve, as Kurti dhe as Vuçiç nuk kanë dhënë deklarata për mediat.