Emri/ Dy avokatët kryesisht nuk marrin përsipër mbrojtjen e Berishës, caktohet i radhës

Gjatë seancës së sotme në GJKKO, avokatët kryesisht nuk e morën përsipër mbrojtjen e Berishës.

Për këtë arsye gjykata caktoi si avokate kryesisht Valentina Todoresku, të cilës i la kohën e nevojshme për tu njohur me aktet e kërkesës me objekt marrjen në pyetje të ish-kryeministrit nën hetim Sali Berisha.

Ndërkohë ish-kryeministri sipas vendimit të gjykatës duhet të paraqitet dy herë në muaj në Byronë Kombëtare të Hetimit.

Njoftimi i gjykatës

Në datën 26.10.2023, ora 15.00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u riçel seanca gjyqësore për vijimin e shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt “Marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha”.

“….– Mbrojtësit e caktuar kryesisht nuk morën përsipër realizimin e  mbrojtjes dhe në këto kushte, referuar listës së avokatëve kryesisht, gjykata caktoi si avokate kryesisht av.Valentina Todoresku, të cilës i la kohën e nevojshme për tu njohur me aktet e kërkesës me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha”, thuhet ne vendimin e Gjykates Speciale./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT