“A është akoma ajo shqiptarja atje?”/ Gafa e presidentit të senatit në Itali me Jorida Tabakun (VIDEO)

Jorida Tabaku ëhstë duke zhvillaur një vizitë zyrtare në itali, si kryetare e Komisionit të Integrimit Evropian të Kuvendit të Shqipërisë.
Ajo ka marrë pjesë në një seancë të senatit italian, por ku ka ndodhur dhe një incident.
Presidenti i senatit në Itali, Ignazio La Russa, në fund të komunikimit të kryeministres Giorgia Meloni, ka bërë një gafë në parlament në lidhje me deputeten shqiptare.
“A është ajo shqiptarja akoma atje?”– pyeti La Russa nëpunësit, por pa e kuptuar që mikrofoni i tij ishte i hapur dhe të gjithë të pranishmit mund ta dëgjonin atë që ai tha.
Pas marrjes së konfirmimit, La Russa u përpoq ta kalonte momentin e sikletshëm duke përshëndetur Tabakun.
“Shfrytëzoj rastin të përshëndes të nderuarën Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit të Integrimit Evropian të Kuvendit të Shqipërisë, e cila e shoqëruar nga një delegacion po na viziton”– tha ai.
Pas incidentit, shumë përdorues të mediave sociale akuzuan presidentin e senatit për racizëm.