E FUNDIT/ Jamarbër Malltezi ankimon vendimin e gjykatës për “arrestin me burg”

Jamarbër Malltezi ka ankimuar ditën e sotme vendimin e gjykatës për masën e sigurisë dhënë ndaj tij, “arrest me burg”.

Kujtojmë se dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha u arrestua nga autoritetet në datën 21 tetor në aeroportin e Rinasit.

Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani” në kryeqytet.

Nga ana tjetër kujtojmë se për Malltezin është dhënë edhe urdhri për sekuestrimin e pasurive të tij, mes të cilave apartamente në zonën ku ndodhej ish-kompleksi sportiv.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT