Zv.ministri i Jashtëm grek mesazh nga Këlcyra: Me Belerin të veprohet si me marrëveshjen për eshtrat

Zëvendësministri i Jashtëm grek, Giorgos Kotsiras ishte këtë të shtunë në një ceremoni në Këlcyrë ku ka folur për çështjen “Beleri”.
Zyrtari grek deklaroi se Greqia shpreson që çështja Beleri të zgjidhet sa më shpejt nga autoritetet shqiptare dhe sipas standardeve të BE.
Mesazhi në fjalë u dha nga Kotsiras gjatë festës kombëtare të Greqisë, në varrezat ku prehen ushtarët grekë.
”Ashtu siç është diskutuar marrëveshja dy paleshe për eshtrat, të njëjtin bashkëpunim kërkojmë për çështjen Beleri me qëllim që të mos vazhdojë të ndikojë negativisht në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Siç është theksuar nga kryeministri Mitsotakis, Fredi Beleri ka të drejtë të betohet si kryetar i bashkisë se Himarës, e drejtë që buron nga kushtetuta dhe është absolutisht korrekte me të drejtën europiane, Greqi mbështet në mënyë të palëkundur hyrjen e Shqipërisë ne BE, por kjo nënkupton respektimin e shtet ligjor”.