“Mos na akuzoni për krime lufte”/ Kryeministri izraelit: Jemi ushtria më morale, Hamasi përdor njerëzit si mburojë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar sot se ushtarët dhe komandantët izraelitë janë në Rripin e Gazës, ku ka nisur operacioni për pushtimin në shkallë të gjerë.

Ndër të tjera, ai deklaroi se ushtria e tij nuk duhet të akuzohet për krime lufte, pasi është “ushtria mëm orale në botë”.

“Mos na akuzoni për krime lufte. Nëse mendoni se mund t’i akuzoni ushtarët tanë për krime lufte, kjo është hipokrizi. Ne jemi ushtria më morale në botë”, theksoi Netanyahu duke iu përgjigjur kritikave jo të pakta.

Ai u shpreh se forcat e Izraelit po marrin  masa paraprake për të mbrojtur civilët dhe akuzoi Hamasin për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit duke “përdorur njerëzit e tyre si mburoja njerëzore”.

Ministria e shëndetësisë në Gaza, e cila drejtohet nga Hamasi, thotë se më shumë se 7600 njerëz janë vrarë në Gaza që kur Izraeli filloi bombardimin e territorit. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të premten se 40% e të vdekurve ishin fëmijë.

Ai shtoi se “kjo do të jetë një luftë e gjatë dhe e vështirë”, por u shpreh optimist se Izraeli do dalë fitimtar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT