Ish-deputeti i LSI, Edmond Rrushi, emërohet drejtori i ri i AKU-së

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj prezantoi sot drejtorin e ri të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Edmond Rrushi.

Rrushi vjen në këtë post pas dorëheqjes nga ky pozicion i Jeta Dedës.

Në fjalën e saj gjatë prezantimit, ministrja Denaj përcolli për të gjithë punonjësit e këtij institucioni mesazhin e rëndësishëm që siguria ushqimore është “gur themeli” për një jetë të shëndetshme për konsumatorët, për familjet tona.

Rrushi ka qenë deputet nga radhët e LSI në 2019-2021. Gjithashtu ai ka mbajtur poste si drejtori i QSUT apo zv.Drejtor i Pergjithshem i ALUIZNIT gjatë qeverisjes Berisha-Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT