“Nuk jam unë…”/ “Gafa” e Eduard Shalsit në Komisionin e Ekonomisë, ngatërron deputetin… me Mark Frrokun

Ish-deputeti socialist Mark Frroku ndodhet në burg, pasi u arrestua ditën e sotme për shkak se u përfshi në një konflikt të dhunshëm në Kepin e Rodonit.

Megjithatë, ai sot është bërë pjesë e diksutimeve në Komisionin e Ekonomisë, për shkak të një gabimit të kreut, Eduard Shalsi. Teksa Shalsi ishte duke folur, ai i ngatërroi mbiemrin kolegut të tij Frrok Gjinit, me atë të ish-deputetit të prangosur.

“Zoti Frroku”, iu drejtua ai deputetit socialist, por ky i fundit e korrigjoi menjëherë.

“S’jam Frroku, por  Gjini… Frroku është në burg.”, tha ai dhe nisën të qeshurat.

Pjesë nga diskutimi:

Shalsi: Kalojmë në votim nëse nuk ka diskutime të tjera? …. Duke falënderuar të ftuarit kalojmë tek pika e dytë e rendit të ditës, lidhur me projektligjin e depozituar nga Petrit Vasili. Projektligji është, iniciativë që shoh… e kemi diskutuar por nuk kemi votuar.

Gjini: Deri në 2022 o vëlla

Shalsi: E kemi diskutuar, por nuk kemi marrë një vendim zoti Frroku

Gjini: Nuk jam Frroku, jam Gjini, Frroku është në burg.

Shalsi: Frrok Gjini pra… (qeshin)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT