Përleshja fizike për pronën në Kepin e Rodonit, gazetarja jep DETAJE: IKMT ka pezulluar…

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë nga Kepi i Rodonit, gazetarja e TCH Vali Qyrfyçi ka dhënë edhe më shumë detaje për “Shqipëria Live” në lidhje me konfliktin fizik që ka ndodhur ditën e djeshme për pronën.

Gazetarja tha se punimet në këtë truall janë pezulluar përkohësisht.

“IKMT ka anuluar punimet. Konflikti është i hershëm, por për këtë pjesë toke është më i vonshëm dhe dje duket se arriti kulmin.

Inspektoriati i është drejtuar Kadastrës së Durrësit për të kuptuar më shumë për pronësinë e kësaj toke. Banorët kanë përdorur dhunë ndaj përfaqësuesve të Kishës.

Ka pasur edhe të shtëna me armë, personi është identifikuar dhe tashmë është shpallur në kërkim”, tha gazetarja Vali Qyrfyçi.

Banorët e zonës dhe përfaqësues të Kishës Katolike u konfliktuan për një tokë, për të cilët dy palët pretendojnë se kanë certifikatë pronësie. Banorët kërkojnë që në këtë tokë të ndërtohet një rrugë, teksa përfaqësuesit e Kishës Katolike pretendojën se është prona e tyre dhe nuk lejojnë ndërtimin e rrugës.

Përveç ish-deputetit të Partisë Socialiste Mark Frrokut, raportohet se të përfshirë ishin dhe Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka, Antonio Lazari, Pal Doda dhe Martin Lazeri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT