Shtyhet Kongresi i PS-së, çfarë u kërkoi Rama deputetëve

Kongresi i Partisë Socialiste që do të mbahej më 4 nëntor, është shtyrë nga socialistët ditën e sotme.

Mësohet se gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar të PS-së, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mbledhja e Kongresit të shtyhej për në dhjetor.

Po ashtu, Rama ka kërkuar nga deputetët që të gjithë fokusin ta mbajnë të projektbuxheti i vitit 2024, si dhe te ndryshimet që iu bë buxhetit këtë vit.

Rama u ka dhënë porosi socialistëve edhe për vendimin bllokues që ka ndërmarrë opozita në Parlament, duke u kërkuar atyre që të jenë unifikuar.

Më 4 shtator kryesocialisti prezantoi ndryshimet në sekretariatin ekzekutiv të partisë që drejton, me në krye Sekretarin e Përgjithshëm që mbahej nga Damian Gjiknuri.

Emrat e rinj me në krye zëvendësuesin e Gjiknurit, Blendi Klosi, që më herët mbante detyrën e sekretarit organizativ do të votëbesohen për të nisur punën në postet drejtuese në parti.

Sekretari i Përgjithsëm Blendi Klosi do të prezantojë para delegatëve platformën e tij për forcimin dhe organizimin e mazhorancës socialiste, si një parapërgatitje për vitin zgjedhor.

Organi më i lartë vendimmarrës i PS do të mblidhet sërish në fillim të verës së vitit të ardhshëm, i cili përpos piketave për zgjedhjet parlamentare të 2025 do të jetë një Kongres Zgjedhor, ku në mes të socialistëve do të ketë sërish ndryshime, pasi forumet e kësaj force politike do t’i nënshtrohen votës së delegatëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT