U përlesh fizikisht dje me deputetin socialist në Kuvend, flet Nallbati: Incidenti nuk nderon…

Një ditë pasi u konfliktua në Kuvend fizikisht me deputetin socialist Vullnet Sina, Bledion Nallbati, ka komentuar sot incidentin e dhunshëm.

Ai tha për mediat se Shqipëria ka halle edhe më të mëdha se sa incidenti i djeshëm.

“Unë mendoj se Shqipëria ka halle më të mëdha që meritojnë vëmendjen e medias. Nuk mjafton që Shqipëria të merret me një incident që nuk nderon askënd.”, tha ai.

Përplasja fizike mes deputetit demokrat, Bledjon Nallbati me deputetin socialist, Vullnet Sinaj ka vijuar edhe jashtë ambienteve të Kuvendit.

Siç mediat raportojnë bëhet me dije se mes dyshes ka patur debate, teksa prezent kanë qenë dhe të tjerë deputet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT