“O ti zonjë më jep fjalën”/ Sherri i Kuvendit tranferohet tek “Ligjet”: Jeni një m*t komisioni…

Seanca e djeshme parlamentare ishte një kaos i vërtetë, teksa disa deputetë të opozitës u përplasën fizikisht me ata të mazhorancës.
Këto përplasje, duket se janë transferuar ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ku kryetarja Klotilda Bushka ka pasur debat me deputetët demokratë.
Gjithçka ka nisur pasi Bushka u tha deputetëve se do u jepte fjalën vetëm kur ata të kërkonin falje për dhunën. Në këtë moment ka ndërhyrë Bledion Nallbati, i cili dje goditi me grusht deputetin socialist Vullnet Sina, por Bushka nuk ia dha dhe mbylli mbledhjen për 5 minuta.
Pjesë nga debati:
Saimir Korreshi: “Keni kaluar në Komisionin Anti-ligjor? Na ke hequr 10 ditë punë dhe s’na keni njoftuar në Komision. Na dërgoni një mesazh, unë anëtar i sekretariatit të etikës, njoftohem vetëm 12 minuta përpara dhe nuk më vjen as materiali. A jeni një m..t Komisioni Ligjesh, apo çfarë jeni?”
Klotilda Bushka: “Të tërheq vërejtje për ruajtjen e etikës dhe nuk është procedurë e Komisionit të Ligjeve kjo.”
Saimri Korreshi: “Ti s’mund të drejtosh një komision ligjesh….”
Klotilda Bushka: “M’u drejto me ju, jo me ti. Ta ndërpres fjalën…”
Saimri Korreshi: “Ti s’ke të drejtë të heqësh të drejtën e fjalës.”
Gazment Bardhi: “Ti s’ke të drejtë të dhunosh kolegun…”
Klotilda Bushka: “Këtë revanshin e ulërimës, ndërprerjes, gjuhës së urrejtjes përdoreni atje ku ju ecën, jo në kuvend.”
Gazment Bardhi: “Përjashtuat 23 deputetë.”
Klotilda Bushka: “Mendova se do të kërkonit falje për sjelljet e dhunës. Ky është fundi i parlamentarizmit, duhet të kërkonit falje, të distancoheshit nga aktet e dhunës.”
Nallbati: “Më jep fjalën. O ti zonjë më jep fjalën se fole për mua.”
Klotilda Bushka: “Keni prekur fundin.”