Von der Leyen e “prerë” me Vuçiç: Njohja e Kosovës nënkupton zbatimin e marrëveshjes së Ohrit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shpjeguar në Beograd se njohja de-facto e Kosovës në fakt nënkupton zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, për të cilën Serbia ka rënë dakord.
“Për çfarë bëhet fjalë, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, i cili parasheh hapa të ndryshëm që përfshijnë njohjen e dokumenteve dhe institucioneve të Kosovës nga Serbia, dhe shkon së bashku me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që duhet të zbatohet nga Kosovë”, tha Von der Leyen në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Ajo po ashtu ka theksuar se kjo do t’i hapë rrugën normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, që është parakusht i domosdoshëm për rrugën evropiane.
Pas takimeve në Bruksel me përfaqësuesit e BE, Aleksandër Vuçiç deklaroi se iu kërkua njohja e Kosovës si shtet i pavarur, por shtoi se ai nuk do e bëjë një gjë të tillë.