VIDEO: Sherr në korridoret e Kuvendit, Berisha me të tijët përplasen me deputetët socialistë

Deputetët e opozitës të udhëhequr nga Sali Berisha janë përplasur sërish me kolegët e maxhorancës, këtë herë në korridoret e Kuvendit.
Deputetët opozitarë kanë tentuar të hyjnë në sallën e Komisionit të Etikës duke kërkuar të nisë mbledhja për përjashtimin e tyre pas skenave në seancën e djeshme.
I pranishëm ishte dhe vetë Sali Berisha. Ai ka akuzuar maxhorancën se po përjashton deputetët e tij, po mbyll dyert e komisioneve dhe po nxjerr mediat jashtë.
Ai, së bashku me disa deputetë të tjerë të PD-së, kanë hyrë drejtpërdrejt me telefonat e tyre në rrjetet sociale.