Publikuan pamjet e arrestimit të “Ujkut të Cërrikut”, e pësojnë keq dy efektivët e policisë

Saimir Rexhepi, personzhi i rrjeteve sociale i njohur ndryshe si Ujku i Cërrikut është një nga të arrestuarit gjatë megaoperacionit “Tempulli” të zhvilluar nga Policia e Shtetit.

Publikimi i videos, ku shihet Saimir Rexhepi duke u shoqëruar nga policia, pak pas finalizimit të megaoperacionit “Tempulli” duket se u ka kushtuar shtrenjtë disa efektivëve të policisë së Elbasanit.

Sipas informacioneve për media, burime pranë policisë së Elbasanit thonë së ndaj efektivëve që kanë marrë pjesë në arrestimin e tij është aplikuar një masë ndëshkimore, duke iu shtyrë afatin e gradimit me një vit.

Kujtojmë se gjatë operacionit policor ranë në pranga 246 persona, ndërsa u pretendua se u shkatërruan 23 grupe kriminale.

Në total u sekuestruan 134 kg kanabis, 1.2 kg kokainë dhe tableta ekstazie. Droga e sekuestruar sipas policisë shitej në afërsi të shkollave, por “Ujku i Cërrikut” ka rezultuar se nuk është pjesë e 23 grupeve kriminale të pretenduara nga uniformat blu. Policia ndoshta nuk e njihte, por u kujdes që video nga momenti i shoqërimit në komisariat të shpërndahej në media si një prej arrestimeve të “Tempullit”, ku “Ujku i Cërrikut” shihet teksa del nga automjeti i prangosur dhe me kurorë në kokë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT