Mes kaosit dhe tymueseve/ Mazhoranca nis seancën plenare, Nikolla lexon rendin e ditës

Seanca plenare e kësaj të enjteje ka nisur mes kaosit që kanë krijuar në sallë deputetët e opozitës.

Megjithatë, ndryshe nga rastet e mëparshme, sot maxhoranca ka qëndruar në sallë, duke vahduar me rendin e ditës.

Kryeparlamentarja Nikolla deklaroi se Kuvendi nuk janë vetëm karriget, ndërsa socialistët kanë duartrokitur, ndërsa më pas është lexuar rendi i ditës. Ndërkohë, deputetët e opozitës qëndrojnë në këmbë, pasi karriget e tyre janë të përmbysura në mes të sallës.

Nga ana tjetër, në foltore qëndron deputeti Ervin Salianji, i cili ka hapur edhe një tymyese ngjyrë blu, por sërish seocialistët i kanë injoruar duke vazhduar punimet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT