FOTOLAJM/ Salianjin “nuk e mbajnë” nervat, hedh karrige drejt ministrave, trembet Kumbaro

Seanca e sotme në Kuvend u shndërruar në një “arenë lufte”, pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren me karriget e deputetëve socialsitë, duek i ktheyr përmbys.
Por për shkak se mazhoranca vendosi që mes kaosit të votonte vetëm me votat e tyre 21 projektligje, deputeti Ervin Salianji ndërhyri duke ndezur një tymuese. Mjeti iu mor nga garda dhe kjo ka bërë që deputeti të mos i mbajë nervat.
Në këto pamje, shihet se si ai ka hedhur një karrige drejt zonës ku po qëndronin ministrat. Ministrja Mirela Kumbaro u tremb, ndërkohë që një gardist përpiqet të kapë tymuesen e cila është hedhur drejt ministrave.
Në një deklaratë pas përfundimit të seancës, Saliani deklaroi se kjo protestë e opozitës do të vazhdojë deri sa qeveria të pranojë kërkesat e tyre, që janë legjitime. Ai shtoi po ashtu se gjithçka po bëhet për të sensibilizuar qytetarët për të reaguar, pasi vendi ndodhet nën një regjim.