E FUNDIT/ Akuzohet për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, arrestohet Ermir Tufa

Është arrestuar ditën e sotme nga autoritetet e policisë Ermir Tufa, i cili dyshohet të jetë autori i vrasjes së Shkëlzen Kastratit.
Kujtojmë se Shkëlzen Kastrati, 40 vjeç u ekzekutua paraditen e 1 shkurtit pranë Rrethit në fshatin Sheq në Fier. Ai u qëllua nga një makinë tip Range Rover, që pas vrasjes u gjet e djegur te Mbikalimi i Baltzës.
Dyshohet se ngjarja lidhet me një përplasje të vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati, për shkak të përfshirjes së vëllait të tij, Klementit në një sagë hakmarrjeje me Ermal Binjakun. Në vitin 2016, një atentat i ngjashëm iu bë të vëllait tek Ura e Mbrostarit në Fier, por plumbat i mori shoku i tij, Denis Kasaj, i cili humbi dhe jetën.