FOTOLAJM/ Pasojat e stuhisë në Tiranë, pemët e rrëzuara zënë poshtë makinat

Tirana është përfshirë mesditën e sotme nga një stuhi e fuqishme me rreshje të dendura dhe erë të fortë.

Shumë rrugë në kryeqytet janë mbuluar nga uji, e po ashtu janë rrëzuar shumë pemë. Në disa rrugë, pemët kanë zënë poshtë makinat e parkuara, teksa fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për viktima. Po ashtu, kjo situatë ka sjellë dhe shumë trafik, duke paralizuar rrugët e kryeqytetit.

Parashikohet që në 24 orët në vijim moti të jetë me reshje të dendura në formën e stuhisë, dhe autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes nga ana e qytetarëve.

Më herët u raportua se stuhia e fuqishme “Ciaran”, që deri tani ka përfshirë Evropën dhe ka shkaktuar vdekjen e 12 personave pritet të godasë edhe Shqipërinë. Nga mesdita e sotme deri ditën e nesërme priten reshje të dendura shiu të shoqëruara edhe me rrebeshe, duke sjellë reshje nga 50 deri në 85 milimetër shi. Sipas Meteoalb problematike do të jetë edhe era e fortë, e cila do të arrijë deri në 80 km në orë në det të hapur duke shkaktuar vështirësi për qarkullimin detar. Ndërkohë, gjatë së shtunës do të ketë edhe rënie të temperaturave që nuk do t’i kalojnë 19 gradë celsius.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT