“Imagjino ç’mund t’ju bëjmë juve”/ Berisha tregon çfarë fshihet pas çështjes “Partizani”: Po terrorizojnë…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë ditën e sotme në konferencën e përjavshme me gazetarët.

Gjatë fjalës së tij, Berisha është ndalur edhe tek çështja “Partizani”, për të cilën tha se po përdoret nga qeveria për të terrorizuar qytetarët.

Sipas ish-kreut të qeverisë, mesazhi ishte “kur jemi në gjendje të trillojmë një proces kundër Sali Berishës imagjino çfarë ju bëjmë juve nëse nuk ulni kokën”. Por Berisha paralajmëroi se “ata që menduan se do të terrorizojnë qytetarët do të provohen me gjyqin e shekullit”.

“Ata që menduan se do të terrorizojnë qytetarët do të provohen me gjyqin e shekullit. Ata menduan që ti përcjellin përmes meje mesazhin që kur jemi në gjendje të trillojmë një proces kundër Sali Berishës imagjino çfarë ju bëjmë juve nëse nuk ulni kokën. Ky ishte mesazhi, por Berisha do ju faktojë se çfarë përfaqësojnë këta dhe do i bindë se në këtë vend s’ka drejtësi për ta.

Gjyqet janë një përzierje krimi, ryshfeti dhe abuzimi ligjor. Ke të pandehur që kanë kryer krimin, por ke nga ata që i gjykojnë që kryejnë krim, duke i marrë marra ose i gjobisin për t’i dhënë dokumentet”, tha ish-kryeministri në konferencë për mediat.

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet se ka ndodkuar në privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, duke favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet në burg.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT