Deputeti i PS ‘pranon’ se Garda ka qenë e armatosur: Jo vetëm kaq, ja çfarë kishim dhe ne me vete

Deputeti vlonjat Ilir Metaj i Partisë Socialiste, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka ‘pranuar’ se gardistët e pranishëm në sallën e Parlamentit ishin të armatosur, sikurse tha Sali Berisha.

Madje jo vetëm kaq, thotë ai.

“Sali Berisha thotë se në Parlament pati gardistë me armë.

Është e vërtetë.

Madje edhe shumica e deputetëve të PS, kishin me vete çadra-pistoletë, stilolapsa- thika dhe celularë-bomba”, shkruan ai me ironi.

Një ditë më parë, Sali Berisha dhe Ervin Salianji pretenduan se gardisti që i mori flakadanin nga dora Salianjit, ishte i armatosur, gjë që normalisht nuk ishte e vërtetë.

Ndaj Salianji, e qëlloi me karrige.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT