VIDEO: Çahet asfalti në “Rrugën e Arbrit, ngecin makinat

Reshjet e shumta të shiut te rëna prej ditës së djeshme dhe gjatë natës, (3 – 4 nëntor 2023) kanë shkaktuar probleme në “Rrugën e Arbrit”, ku në fshatin ‘Fshat’ është çarë asfalti dhe rruga kalohet me vështirësi.

Po kështu ka dhe rënie gurësh here pas here.

Pjesa e çarë e asfaltit është më shumë se një metër dhe po krijon vështirësi në lëvizjen e makinave.

Disa shoferë janë detyruar të vendosin gurë poshtë gomave për të mundësuar kalimin e kësaj pjesë të çarë pasi gropa ka disa centimetra thellësi dhe makinat nuk mund ta kalojnë.

Probleme ka edhe rruga nacionale Klos – Bulqizë me rënien e gurëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT